Ora News - Veliaj: Po filluam ndërtimin e teatrit të ri, nuk ndalemi në modernizimin e Tiranës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi sot se nëse fillojmë ndërtimin e Teatrit të ri do të jemi të pandalshëm në modernizimin e Tiranës.

Veliaj nënvizoi se edhe me Bulevardin e Ri, pavarësisht se në fillim pati një ngurim, sot Tirana ka një hapësirë ku qyteti mund të zhvillohet për 50 vitet e ardhshme.

Veliaj: Nuk e di sa prej jush e kanë parë Bulevardin e Ri, se çfarë mrekullie është bërë aty. Në fillim edhe aty thoshin mos ma prek! Po pse? Ke ndërtuar pa leje aty ku do të kalojë Tirana e brezit të fëmijëve të sotëm. Tirana ka nevojë të rritet. Gjërat ndryshojnë se preken. Në një qytet filozofia nuk mund të jetë mos ma prek atë, mos ma prek këtë, por vër dorë, ndryshoje, rregulloje, modernizoje; kjo e çon para qytetin.

E njëjta gjë edhe me historinë e teatrit. E dini pse thonë: mos ma prek? Sepse e dinë që po e prekëm ajo do dalë një vepër e mrekullueshme. E dinë se po vumë dorë, ajo do dalë një xhevahir. E dinë se po filluam ndërtimin e teatrit të ri, do të jemi të pandalshëm në modernizimin e Tiranës. Kjo është arsyeja e vërtetë. I tremben sepse çdo gjë që prekim me dorë, del më mirë.

Në mbyllje të punimeve në bllokun e Rr. ?Sali Butka?, e njohur si zona e ish-NSHRAK-ut në Tiranë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmendi disa nga projektet e suksesshme të bashkisë dhe tha se puna për përmirësimin e infrastrukturës do të vijojë në çdo lagje të kryeqytetit gjatë gjithë verës.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/veliaj-po-filluam-ndertimin-e-teatrit-te-ri-nuk-ndalemi-ne-modernizimin-e-tiranes

Recommended