Ora News - Ora News në Bularat ku ndodhi vrasja, ja çfarë thonë banorët për Kostandin Kacifën
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Grupi i xhirimit të Ora News me gazetaren Fjorela Beleshi dhe kameraman Ermal Noka e Alban Xhokaxhi, ishin në Bularat, ku mori disa dëshmi të banorëve dhe ndoqën nga afër situatën një ditë pas vrasjes. Ata thonë se 35-vjeçari jetonte në Greqi, ndërsa prej dy ditësh kishte ardhur në Shqipëri, ku edhe jetonte tek prindërit.

Banorë dhe të afërm të Kostandinos Kaçifa, 35-vjeçarit të vrarë nga policia ditën e dielë, e përshkruajnë atë si person të qetë dhe që shihte punët e veta. Për Ora News ata janë shprehur se Kostandinos vinte shpesh në Bularat, teksa prej vitesh jetonte dhe punonte në Athinë.

"Nuk ka pasur asnjë problem në fshat, ka qenë djalë shumë i mirë. Ai për mua është hero", tha një banor.

Gjithsesi, banorët refuzojnë të komentojnë ngjarjen, duke deklaruar se nuk kanë qenë në festë.

"Nuk e di si ndodhi, unë isha në shtëpi. Kur më morën nga Athina unë u çmenda", tha një banore.

Për ngjarjen ka reaguar edhe ish-kreu i OMONIA-s, Leonidha Papa, i cili ka dënuar aktin. Ndërsa në mediat greke nëna e tij e ka konsideruar të padrejtë vrasjen. Madje ajo akuzon se minoritetit nuk i respektohen të drejtat

Sulmi mendohet se ishte paralajmëruar ditë më parë në rrjetin social të tij facebook ku shkruante ?Grek ose Vdekje?. Ky është detyrimi i të gjithëve ne në 28 tetor në Bularat për të nderuar paraardhësit tanë në memorialin përkujtimor", është shprehur ai në postimin e datës 23 tetor. ndërsa në një tjetër postim të mëvnshëm ka reaguar dhe mbi bisedimet mes dy kryeministrave.

"Tsipras dhe Rama bëjnë plane pa pronarin. për një gje duhet të jenë të sigurtë. Rinia nuk do të qëndrojë si spektatore. ata kanë thirrur grekët më 28 tetor për të dërguar një mesazh në këtë drejtim", shkruan ai.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kostandin-kacifa-ishte-i-divorcuar-kishte-nje-vajze-rreth-13-vjece
Recommended