Vrasja e biznesmenit në Tropojë, shtohet një tjetër pistë hetimi, zbulohet çfarë ndodhi

  • 4 years ago
Kur ka kaluar një javë nga vrasja e Guxim Gjyriqit pranë biznesit të tij në Bajram Curr, policia e Tropojës shton një tjetër pistë për hetimin e kësaj ngjarje. Burime zyrtare pranë grupit hetimor bëjnë me dije se 3 muaj më parë, djali i Gjyriqit ka shkaktuar në zonën e Tropojës një aksident me të plagosur, e në që atë kohë uniformat blu e proceduan në gjendje të lirë për shkak të moshës nën 18 vjeç. Edhe pse policia mori informacion se pas aksidentin, mes dy familjeve kishte pasur pajtim, burimet konfirmojnë se janë duke verifikuar nëse mes tyre ka pasur ndonjë konflikt të mundshëm.

Recommended