Report Tv-Vrasja e biznesmenit Ferracaku, detajet e krimit në Shkoder

  • 6 years ago
REPORT TV zbardh detaje të reja nga vrasja e biznesmenit Arjan Ferracaku në datë 1 shtator në periferi të Shkodrës. Mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix të drejtuar nga Denis Minga, gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha deklaroi se Arjan Ferracaku që mbeti viktimë nuk ishte objektivi i vërtetë i atentatit. Hoxha u shpreh se objektivi i vërtetë i autorëve ishte Asmer Bilali, boksier dhe personazh i njohur në kryeqendrën e veriut. Sipas gazetarit investigativ, autorët ngatërruan shënjestrën, pasi Ferracaku dhe Bilali ngjajnë shumë dhe kalëronin shpesh bashkë të veshur si cowboy.

Ferracaku kur u vrau ishte duke shëtitur me kalë. Gazetari Hoxha gjatë emisionit mbrëmjen e sotme në Report Tv publikoi edhe një foto ekskluzive të Ferracakut duke kalëruar. Sikur duket nga fotoja e publikuar në Repolitix, Ferracaku është veshur si caw boy dhe mendohet se ditën e atentatit ka pasur të njëjtën veshje me pjesëtarë të tjerë të grupit, pikërisht si lëvizte normalisht edhe me Bilalin. Mendohet se një ngjashmëri e tillë thuajse në gjithçka ngatërroi autorët në shënjestër.

Por në momentin e vrasjes, Ferracaku nuk ka qenë me Bilalin, por me dy persona të tjerë. Hoxha tha se autorët ishin tre, njëri ishte mbi pemë për të vrojtuar situatën, ndërsa dy të tjerët e kanë qëlluar me breshëri, pjesa më e madhe në kokë. Ai tha se autorët kur janë afruar e kanë parë që nuk ka qenë objektivi i vërtetë, prandaj edhe i kanë marrë portofolin dhe celularin, që të dukej si grabitje.Fakte dhe detaje të reja lidhur me ngjarjen, ajo që po ndodh në Shkodër është e rëndë, tragjike. E kemi paralajmëruar, kam bërë apel, kemi ndjekur ngjarjet, që nga vrasja e ish-policit Bercana situata doli jashtë kontrollit. Vrasja e Bërcanës dhe mënyra si u bë, krijoi një situatë të rëndë. Kemi 6 të vrarë dhe 2 të zhdukur, këto janë bilanci shumë i rëndë. Asnjë nga këto ngjarje, nga ajo që ne e quajtëm lufta e Palermos, ne nuk kemi asnjë autor të zbuluar. Kjo është shumë e frikshme, kemi dy kufoma, që janë të zhdukur dhe nuk e dimë. Nga hetimet është shumë e vështirë që të kemi një rezultat pozitiv dhe raste të tjera që të kemi raste në atë lloj mënyrë dhe nuk kemi asnjë të arrestuar apo identifikuar. Nuk dimë ekzekutorët dhe çfarë ka ndodhur në këtë qytet që ka instaluar në këtë situatë.

Në gusht kemi theksuar që ekuilibrat në Shkodër janë prishur, janë shumë të vështira për t?u kontrolluar. Ngjarja e fundit ishte vrasja e Ferracakut, që nuk ka asnjë precedent. Ishte një personazh që nuk kishte asnjë ngarkesë. Sepse në Shkodër kemi të bëjmë me grupe që nuk kanë dalë sot, që kanë qenë aty në mënyrë permanente. Atje nuk ka as PS, as PD, njëri nga ata është kryetar partie, ka qenë me të majtën është me të djathtën tani.

Ata po të gjetën gardhin hyjnë brenda. Nuk ka nevojë Shkodra të bëjmë politikë me krimin. Krimi nuk luftohet me konferenca. Vrasja e Arjanit krijoi një irritim të madh për atë që ai përfaqësonte. Ishte duke bërë hipizëm në periferi të Shkodrës me dy të afërt të vet, në ...

Recommended