Report TV - U qëllua me 6 plumba, detajet për plagosjen e biznesmenit në Shkodër

  • 6 years ago
Zbardhen te tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Shkodër, ku biznesmeni i njohur shkodran Xhevat Vataksi u plagos me armë zjarri në fshatin Darragjat. Burime pranë grupit hetimor të policisë së Shkodrës bëjnë me dije se konflikti mes të plagosurit dhe autorit kishte nisur që para dy javësh, ku debatet nuk kanë munguar në lidhje me zbatimin e projektit të rrugës së re të Velipojës, ku firma e Xhevat Vataksi është kontraktuar për të kryer punimet.

Debati më i fundit ka qenë para tre ditësh kur autori Artur Lushi 43 vjec, kishte kërkuar që të ndërtonte një subjekt privat në anë të rrugës, por që nuk është pranuar nga sipërmarrësi i ndërtimit pasi nuk është e parashikuar në projekt dhe nuk lejohet me ligj.

Një ditë më parë Artur Lushi, ka shkuar pranë kantierit të ndërtimit, ku me armë në dorë ka bllokuar punimet për ndërtimin e rrugës së Velipojës në zonën e Bërdices aty ku po punohet intensivisht, dhe në këtë moment ka mbërritur edhe sipërmarrësi Xhevat Vataksi i cili ka tentuar që të bind 43 vjecarin që nuk ka të drejtë në pretendimin e tij por ky i fundit nuk është menduar dy herë, duke qëlluar 6 herë në drejtim të Xhevat Vataksit i cili mori plagë të rënda në këmbë. Vataksi është dërguar me shpejtësi në spitalin rajonal të Shkodrës ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Recommended