Report Tv-Atentati në Shkodër/ Artan Hoxha: Kushërinjtë Ferracaku i ekzekutoi e njëjta dorë

  • 6 years ago
TIRANË- Vrasja e Fatos Ferracakut, ka rikthyer vëmendjen në qytetin e Shkodrës ku për 6 muaj ka pasur plot 7 të vdekur dhe 2 të zhdukur.

Në emisionin ?Repolitix?, të ftuar janë gazetari i gazetës Shqiptarja.com, Elton Qyno; gazetari investigativ Report Tv Artan Hoxha dhe dy ish-drejtuesit e policisë Mit?hat Havari dhe Arben Hajdarmataj. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, duket momenti kur viktima është në tokë i qëlluar nga vrasësit.Në fjalën e tij, gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha ka deklaruar se e njëjta dorë që ka vrarë Arjan Ferracakun, ka vrarë edhe të afërmin e tij Fatosin ditën e sotme. Sipas gazetarit, në muajin maj u qetësua situata pasi dy lagjet Kirasi dhe Dobraci patën një ?armëpushim?, gjë që zgjati deri në vrasjen e Silvana dhe Boran Bërçamës dhe tanimë grupet kriminale kanë filluar të marrin edhe jetën e të pafajshmëve.

I plagosuri është qëlluar teksa po mundohej që të ndalonte autorin që të vriste viktimën. Dje, i thashë edhe kryeministri që nuk janë zbuluar apo kapur autorët e krimeve në Shkodër. Ky lloj krimi, është vrasje me pagesë. Nuk është më për hakmarrje. Ra përshtypja që në Shkodër u zgjidh gjithçka kur u goditën ?Bajrajt?. U qetësua situata në maj, Kirasi dhe Dobraci paten një ?armëpushim?. Pastaj ndodhi vrasja e Silvana dhe Boran Bërçamës. Se di pse policia nuk ka marrë pamjet nga kamerat e sigurisë në banesat e tyre. Ka kamera atje. Ngjarja që i vuri vulën në Shkodër, ishte ajo e Arjan Ferracakut. Ai nuk ishte i përfshirë fare. Prandaj reagoi edhe opinioni publik. Për mua e njëjta dorë që ka vrarë Arjanin ka vepruar edhe sot. Policia në Shkodër nuk godet dot.

Artan Hoxha, gazetar

Recommended