Vrasja e Runajt nga e njejta dore qe ekzekutoi Ramazanin |Lajme-News

  • 4 years ago
Burime nga grupi hetimor që po heton për vrasjen e Regis Runajt, para pak ditësh në Elbasan, bëjnë me dije se kanë dyshime që personat të cilët e rrëmbyen dhe e vranë 23-vjeçarin ishin të njohur të tij. Kjo për faktin se ai doli me dëshirë nga banesa, pas një telefonate të shkurtër.

Po kështu banorë të zonës ku jetonte 23-vjeçari nuk kanë dëgjuar për konflikt dhe i riu rezulton se është larguar me personat që dyshohet se e vranë, me vetëdije.

Gjithashtu hetuesit kanë ngritur dyshime se personat që kanë ekzekutuar Emiljano Ramazanin më 20 Korrik, mund të kenë vrarë edhe Regis Runajn mbrëmjen e 30 Korrikut.

Kjo pasi mendohet se i riu mund të ketë patur informacion për vrasjen e shokut të tij Emiljano Ramazani. Duke qenë se dy viktimat dyshohet se merreshin me drogë, mund të jetë e njëjta dorë që ka kryer vrasjet.

Aktualisht policia ka sekuestruar pistoletën me të cilën e vra Emiljano Ramazani dhe shpreson të gjejnë gjurmë të ekzekutorit. Për vrasjen janë arrestuar babë e bir dhe një person tjetër, pasi në një servis në Peqin u gjet pistoleta që u përdor për ekzekutimin e tij.

3 vrasje kanë ndodhur në Elbasan brenda 3 ditëve, duke ngritur shqetësimin e policisë për përplasje mes grupeve kriminale. Për këtë arsye RENEA dhe FNSH kanë ushtruar kontrolle mbrëmjen e së premtes në Elbasan dhe periferitë e qytetit. Disa persona janë ndaluar si të dyshuar për ngjarjet kriminale, por ende nuk janë siguruar prova.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/