Report Tv-Bojkoti i arbitrave, Artan Hoxha: Janë levë e Dukës, kampionati i trukuar

  • 5 years ago
Për gazetarin Artan Hoxha, kampionati duhet të ishte ndërprerë, pasi është i trukuar, ndërsa shton se me Kamzën, FSHF-ja lau duart. "Armand Duka sot nxori levën e tij, shoqatën e arbitrave. Kjo shoqata sot duhet të dalë të protestojë kundër FSHF-së, cfarë do të bëjnë do të protestojnë të enjten me ata...? Ky është ligj i miratuar nga Kuvendi në 2017. Tani u kujtuan këta. Tani unë pres që të jenë të protesta tjetër te Kuvendi, pasi vetëm Kuvendi e ka në dorë, neni 51 te ligji për sportin. Cfarë pune kanë arbitrat me policinë, duhet t'ia kërkojnë federatës. Ky kampionat duhej ndërprerë, pasi ishte i trukuar kokë e këmbë. Kamza ishte vendosur në shënjestër për të dalë dhe tani i lanë duart" tha Hoxha.

Recommended