Report TV - Atentati në Shkodër, Policia: Autori është Artan Koceku

  • 6 years ago
Policia e Shkodrës ka zbardhur atentatin e ndodhur një ditë më parë, ku u ekzekutua me disa plumba në kokë 35-vjeçari Angjelin Shkambi. Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes, i cili është 27-vjeçari Artan Koçeku. Ky i fundit ka qenë me leje shpërblimi nga burgu i Peqinit, ku vuante dënimin për një vjedhje me armë të ndodhur në vitin 2013.

Report Tv mësoi se autorit i atentatit akuzohet dhe për tritol të vënë ndaj një efektivi policie. Gjithashtu, burime i thanë Report Tv se autori i krimit i kishte 40 mijë euro borxh viktimës.
Njoftimi i policisë:
Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 17.12.2017, ku mbetur i vrarë shtetasi A. Sh., 35 vjeç, banues në Pulaj, Velipojë, Shkodër. Shpallet në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë veprimeve të shpejta hetimore, dhe operative, është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim si autor i dyshuar i shtetasit:

A. K., 27 vjeç, banues në fshatin Pog, Shkodër, i cili ka qenë me leje shpërblimi nga burgu i Peqinit, ku vuan denimin për ngjarjen e ndodhur në vitin 2013, për veprën penale ?Vjedhja me arme??, parashikuar nga neni 140 i Kodit Penal.

Recommended