Presidenti Mejdani ne Akademine e Mbrojtjes (16 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Oficerët e mplakur shqiptarë duhet t'u lënë vendin të rinjve të shkolluar në Perëndim. Në drejtimin e Forcave të Armatosura Shqiptare kjo është një ndër kërkesat e spikatura të eskpertëve të huaj për ushtrinë shqiptare. Ndërkohë 21 oficerë kanë përfunduar sot kursin 2 vjeçar pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në Akademinë e Mbrojtjes. Në prani të studentëve, pedagogëve dhe oficerëve, të sapodiplomuarit janë përshëndetur edhe nga komandanti i Forcave të Armatosura, Presidenti Republikës Rexhep Mejdani.
" Krahas ndërgjegjësimit, rreziqet që i vijnë stabilitetit rajonal për shkak të vatrave të krizës që janë ende të gjalla në rajon, pasojë kjo e mentaliteteve të vjetra konfliktuale. Krahas përgatitjes për t'u përballuar rritjes së nivelit të edukimit patriotik e të shkallës së profesionalizmit, një vemendje e veçantë duhet t'i kushtohet dhe përballimit të sfidave të tjera që vijnë duke plotësuar dhe procesin e formësimit me elemetë të rinj që lidhen me luftën kundër terrorizmit, aktiviteteve kriminale në nivele rajonale, ndërkombëtare e të tjera."
Në ushtrinë tonë theksoi Presidenti Mejdani duhet të ushtrohet pjesëmarrja në misionet paqeruajtëse, përmirësimi i teknologjisë dhe metodave stërvitore. Pas ndarjes së diplomave, Presidenti Mejdani, Ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga dhe ushtarët e lartë vizituan ambientet e rikonstruruara të Akademisë së Mbrojtjes së Ushtrisë Shqiptare.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended