Reparti i mbrojtjes civile - (4 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Shtetasit shqiptar tashmë do të kenë një qendër të rikonstruktuar për mbrojtjen në raste fatkeqësish natyrore apo konfliktesh të armatosura. Në periferi të kryeqytetit që nga viti 1987 ushtria shqiptare ka ngritur bazën e mbrojtjes civile të popullsisë. Janë 200 ushtarë të përzgjedhur dhe 150 oficer e specialist të kualifikuar.

Ky repart është i gatshëm të ndërhyj në çdo moment duke vënë në dispozicion dy sisteme shuarje zjarri, 20 varka që në raste përmbytje shpëtojnë rreth 200 njerëz. Në përberje të këtij reparti janë 30 makina transporti për lëvizjen e refugjatëve nga zonat e luftës.

Komandanti i repartit të mbrojtjes civile, kolonel Bashkim Shehi tha se mjetet lëvizëse janë të vjetra por ende në gjendje pune. AI u kërkoi donatorëve, përfaqësues të OJQ, rreth 2 milion dollarë për rikonstruksionin e këtij reparti./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame

Recommended