Ministri grek i Mbrojtjes Xohaxopulos vizite ne Tirane - (31 Korrik 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Ministri i Mbrojtjes greke Apostulos Xohaxopulos, ka zhvilluar një vizitë zyrtare sot në Tiranë, para largimit të kompanisë greke nga Yzberishti. Xohaxopulos ka cilësuar si të suksesshëm qëndrimin e ushtarakëve grek për rreth dy vjet në Shqipëri. Në takimin mes dy Ministrave të Mbrojtjes, ministri shqiptar Ilir Gjoni dhe atij grek Apostulos Xohaxopulos është folur për bashkëpunim mes dy ushtrive tona, duke e konsideruar qëndrimin e deritanishëm të kompanisë ushtarake greke, si një nga provat për suksese dhe vijimësi të këtij bashkëpunimi.

Kontributi i kompanisë greke ishte një kontribut i një ushtrie si një strukturë e NATO-s, ka falënderuar ministri Ilir Gjoni homologun e tij. Kjo ndihmoj edhe në bashkëpunimin mes dy qeverive, ku për shtetin shqiptar marrëdhëniet me shtetin fqinj Greqinë konsiderohen si prioritet. Pas takimit dy ministrat Gjoni dhe Xohaxopulos kanë dhënë nga një deklaratë për shtyp.

Ilir Gjoni, Ministri i Mbrojtjes:- ?Është një shenjë e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, jo vetëm në fushën ushtarake, por në të gjithë aspektet e marrëdhënieve që ka Shqipëria me Greqinë. Gjithashtu vetë prania e kontingjentit ushtarak grek këtu, ka ndikuar në afrimin e ushtrisë tonë me parametrat e NATO-s?.

Apostulos Xohaxopulos:- ?Misioni i trupave greke u kompletua në mënyrë shumë të suksesshme. Gëzohemi se ne kontribuuam, që në kuadrin e frymës së solidaritetit dhe bashkëpunimit me popullin mik dhe në të ardhmen, në kuadrin e marrëdhënieve tona bilaterale, do të luftojmë për forcimin e miqësisë dhe të bashkëpunimit midis popullit shqiptar edhe popullit grek, në rrugën e përbashkët që kemi në drejtim të NATO-s dhe Bashkimit Europian?./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended