Ora News – Ministri grek i Mbrojtjes: Fryma nacionaliste reflektohet edhe tek Rama

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Në Shqipëri ka një rritje të frymës nacionaliste dhe dicka e tillë pasqyrohet edhe në deklaratat e Kryeministrit Edi Rama?, ka qënë ky komenti i fundit i Minsitrit të Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos, në lidhje me publikimin e fotos nga shtatë të rinjtë shqiptarë, të cilët pozuan duke bërë simbolin e shqiponjës dy-krenare.
Ai tha gjithashtu se po vijojnë hetimet për rastin në fjalë, si dhe për mënyrën e marrjes së shtetësisë greke nga rekrutët dhe familjarët e tyre.
Në vazhdën e deklaratave në debatin që ka të bëjë me fotografinë ku shfaqen shtatë ushtarë shqiptarë në ushtrinë greke duke pozuar me shenjën e shqiponjës dy-krenare, Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos, nuk ka kursyer as Kryeministrin Edi Rama, teksa është shprehur se në Shqipëri vërehet një rritje e frymës nacionaliste, gjë që pasqyrohet edhe në deklaratat e shefit të ekzekutvit shqiptar.
Në një intervistë për mediat greke, Ministri i Mbrojtjes tha gjithashtu se po vijojnë hetimet për rastin në fjalë, teksa nënvizoi se aktualisht investiguesit po analizojnë edhe mënyrën se si e kanë marrë shtetësinë greke, ushtarët që publikuan foton si dhe familjarët e tyre. Edhe njëherë, Kamenos deklaroi se rekrutët do të marrin ndëshkimin e merituar, i cili do të bazohet në Kodin Ushtarak të Greqisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ministri-grek-i-mbrojtjes-fryma-nacionaliste-reflektohet-edhe-tek-rama/

Recommended