Ceremonia e diplomimit ne Akademinë e Mbrojtjes - (21 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Në Akademinë e Mbrojtjes sot është kryer ceremonia e diplomimit të studentëve. Në këtë ceremoni është rishfaqur në publik për herë të parë prej disa ditësh, në krah të kryeministrit Ilir Meta dhe Ministrit të Mbrojtjes Ilir Gjoni, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneral brigade Aleks Andoni.

Sivjet janë 87 të diplomuar në këtë akademi, djem e vajza. Krahas diplomës këta studentë marrin gradën nëntoger, ndërsa ata me mesatare mbi 9, gradohen toger. Në fjalën e tij kryeministri Ilir Meta tha, se prioritet për Shqipërinë mbetet anëtarësimi në NATO, ristrukturimi dhe reforma në ushtri.

Pas përfundimit të Akademisë së Mbrojtjes, të diplomuarit do të shërbejnë pranë reparteve të forcave detare, ajrore dhe tokësore të ushtrisë shqiptare./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended