Ministri i Brendshem Italian vizite ne Tirane - (5 korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Ministri i Brendshëm Italian Enzo Bianco për herë të parë sot vizitoi Shqipërinë. Takimin e parë Ministri i Brendshëm Italian e ka bërë në Ministrinë e Rendit Publik me kreun e saj Spartak Poçi. Në një takim kokë më kokë, ministri Bianco ka përgëzuar homologun Poçi, për punën e policisë shqiptare gjithnjë në rritje këto tre vjet.

Ministri Bianco është shprehur se këtë vit, trafiku i klandestinëve është ulur deri në masën 50% dhe kjo si rezultat i punës së mirë të policisë shqiptare në bashkëpunim me policinë italiane. Në fund të takimit Poçi dhe Bianco kanë firmosur protokollin e ri të bashkëpunimit mes policisë shqiptare dhe asaj italiane, bashkëpunim që lë pas ndihmën e emergjencës dhe hap një fazë të re të marrëdhënieve ku kërkohet një luftë më cilësore ndaj mafias së përbashkët, fazë që do të zgjasë pesë vjet.

Luftë kundër trafiqeve, prostitucionit, drogës, por dhe ndihmë logjistike dhe juridike për policinë shqiptare. Këto përbëjnë protokollin e ri të bashkëpunimit mes policive tona. Pas takimit me Poçin, Bianco është takuar me kryeministrin Meta, i cili i ka kërkuar ministrit italian projektimin e një qendre ndërkombëtare kundër trafiqeve. Ky propozim i Metës është pritur mirë nga Bianco, i cili e mbështeti atë.

Takimet zyrtare kanë vazhduar më pas me presidentin Meidani, i cili i është drejtuar Biancos se ka nevojë të forcohet më shumë bashkëpunimi dhe të realizohen më shpejtë në praktikë idetë positive. Në fund një konferencë shtypi e përbashkët ka nxjerrë para gazetarëve dy ministrat e Brendshëm, të cilët folën rredh protokollit të ri të bashkëpunimit./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended