Votohen anëtarët e rinj të KQZ - (10 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Presidenti Meidani dekretoi sot mbledhjen e parë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Sot pas votimit të fshehtë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë ka fituar një vend në KQZ juristja nga Tirana Mimoza Arbri, e cila ka lënë pas gjyqtaren Dëshira Subashi.

Mimoza Arbëri është anëtarja e gjashtë e komisionit elektoral, ku bëjnë pjesë edhe Fotaq Nano, Shahin Bistri, Pëllumb Varfi e Klemend Zguri. Në këtë mënyrë i mbetet parlamentit të zgjedh anëtarin e shtatë e të fundit në KQZ.

Republikanët thanë sot se mbledhja e komisionit elektoral pa përbërjen e plotë, ndez konfliktet para elektorale.

Fatmir Mediu, Kryetar i PR:- ?Si Parti Republikane ne kemi përcaktuar qëndrimin tonë që nuk do të marrim pjesë në këtë KQZ, sepse do të ishim një apendiks pa vlerë, pa asnjë lloj roli në këtë komision për vetë faktin sepse të gjitha proceset që ndiqen në këtë komision janë të kontrolluara nga PS ose emërimet politike që ka bërë Rexhep Meidani?./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended