Shpallen anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare të PS, rizgjidhet Vangjush Dako e Qazim Sejdini
  • 4 years ago
Kongresi i PS ka zgjedhur anëtarët e ri të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Pjesëmarrja në votim ka qenë 85.3% ose ndryshe votuan 1242 delegatë nga 1456 të tillë. Këto votime treguan edhe një herë rritjen e përfaqësisë së vajzave/grave në strukturat e partisë, të cilat do të përbëjnë 45.2% të Asamblesë Kombëtare, një nga kërkesat kryesore që u theksuar me zë të fortë nga të gjithë në të 3 ditët e kongresit.

Mes 135 delegatëve të zgjedhur janë rikonfirmuar edhe emrat e Vangjush Dakos në Durrës dhe Qazim Sejdinit në Elbasan. Edhe pse ata nuk u rikandiduan në zgjedhjet lokale si kryebashkiakë të Durrësit dhe Elbasanit, mundën të siguronin votat për t?u zgjedhur anëtarë të Asamblesë së PS për 2020. Ndërsa mes delegatëve në Tiranë janë dhe numri i dy i bashkisë Tiranë, Arbër Mazniku dhe ish ambasadori shqiptar në Ankara, Genti Gazheli, Sonila Qato dhe Artan Lame.
Recommended