Ora News - Vajza e Kadarese zv/presidente e sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Shqipëria zgjidhet në postin e Zëvendëspresidentit për Sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Lajmin e bëri të ditur Ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare e cila u shpreh ?krenare të njoftojmë se Shqipëria është zgjedhur Zëvendës Presidente e seancës së 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara?.

?Është një nder i veçantë të shërbejë si Zv/Presidente e këtij sesioni historik dhe mezi pres të punoj me Ambasadorin Volkan Bozkir, Presidentin e sapozgjedhur të Asamblesë së Përgjithshme nga Turqia. Është një privilegj i madh dhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme për t?i shërbyer vendit tim në këtë post të rëndësishëm, me një shikueshmëri të madhe në arenën ndërkombëtare?, u shpreh Kadare.

Kosova synon të jetë anëtare me të drejta të plota në OKB dhe pritet që të luajë një rol të rëndësishëm duke marre parasysh kundershtimin e Moskës

Urimi i Metes, Rucit - Presidenti Ilir Meta dhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi e ka vlerësuar caktimin e Shqipërisë për të mbajtur postin e Zëvendëspresidentit për Sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara si ?një mundësi shumë e mirë për përfaqësimin dinjitoz të vendit tonë në këtë institucion tepër të rëndësishëm botëror? shkruan Meta.

Meta i ka uruar ?shumë suksese Ambasadores Besiana Kadare në ushtrimin e kësaj detyre dhe përgjegjësie të lartë?.

Urimi i Ambasadores- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar sot ambasadoren e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Besiana Kadare për këtë arritje.

?Përgëzime Besiana Kadare për zgjedhjen e Shqipërisë në këtë pozicion të rëndësishëm?, është shprehur ambasadorja Kim."

?Secili grup rajonal në Kombet e Bashkuara përfaqësohet me një Zëvendës President në Asamblenë e Përgjithshme. Shqipëria do të përfaqësojë Grupin e Europës Lindore (ku përfshihet Ballkani, Europa Lindore, Rusia, Ukraina, Bjellorusia, Azerbajxhani, Armenia etj.)

OKB ka bërë të ditur se një marrëveshje Kosovë- Serbi nuk do të thotë anetaresim ne kete organizatë pasi nuk e vendos as Thaçi dhe as Vuçiç.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/vajza-e-kadarese-zvpresidente-e-sesionit-te-75-te-te-asamblese-se-pergjithshme-te-okb

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended