Depardieu në Gjirokastër: I nderuar të marr çelësin e qytetit të Kadaresë
  • 4 years ago
Rrugët me kalldrëm të Gjirokastrës janë shndërruar këto ditë në sheshxhirimin e një filmi me protagonist aktorin Gérard Depardieu.

Xhirimet e ?Millosheviçi dhe unë? me regji të Arben Kastratit mbajtën të bllokuar për disa orë qafën e pazarit në Gjirokastër. Ngjarja u kthye në tërheqje turistike brenda pak orësh.

Regjisori kosovar Arben Kastrati flet për filmin por ai nuk ka dashur të zbulojë enigmën e subjektit. mësohet se filmi lidhet me ngjarjet e Kosovës së pasluftës, menjëherë pas përfundimit të luftës, kohë mjaft e trazuar psikologjikisht, kohë që sipas Kastratit prodhoi shumë heronj të rremë dhe kriminelë të vërtetë. Në atë sesi këto të dy përcaktime ngatërrohen do të rrëfejë edhe filmi.

Kryetari i bashkisë Gjirokastër i dorëzoi aktorit ?Çelësin e qytetit?, një titull që jepet për autoritete të shquara që ndihmojnë në njohjen e Gjirokastrës.

?Jam i nderuar që marr çelësin e qytetit të Ismail Kadaresë. Jam qytetar i Gjirokastrës?, u shpreh aktori.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
Recommended