Ora News - Qytetit Muze po i ikën shkëlqimi, dy banesa pranë Kadaresë drej shembjes
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qyteti Muze i Gjirokastrës po zbehet dita-ditës nga madhështia e saj. Shtëpitë karakteristike po humbasin vlerat artitekturore dhe sot, kryesisht në lagjet e sipërme të qendrës muzeale, ato janë amortizuar.
Banorët pohojnë se një pjesë e godinave që po shkojnë drejt rrënimit nga braktisja dhe nga mungesa e certifikatave të pronësisë.
Janë dy banesa në afërsi të shtëpisë së shkrimtarit Ismail Kadare, të cilat jo vetëm janë në gjendje të amortizuar, por edhe rrezikojnë jetën e banorëve dhe të kalimtarëve.
Vangjel Qurku pohon se rreziku është i madh, ndërsa shton se këto dy objekte para rrënimit mbartnin vlera të rralla të stilit të ndërtimit.
Vangjel Qurku: Këto janë banesa gjirokastrite që kanë një vlerë.
Mirëmbajtja e këtyre banesave bëhet vetëm nga investimet dhe fondet e akorduara nga dega e Monumenteve, pasi janë ndërtesa që kërkojnë shuma të mëdha monetare për tu investuar në to, për restaurimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

Vangjel Qurku: Shteti të marrë masa që të heqë të paktën ato pjesë që rrezikon shtëpia, po të jetë shtet tamam.

Banorët pohojnë se prej 20 vitesh nuk kanë ndier dorën e institucioneve përgjegjës për të ndërhyrë tek banesat, të cilat për shkak të stilit të ndërtimit të tyre janë pjesë e UNESCO-s.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/qytetit-muze-po-i-iken-shkelqimi-dy-banesa-prane-kadarese-drej-shembjes
Recommended