Opinion - Lidh shtepine e Ismail Kadarese dhe te Enver Hoxhes, perse quhet “Sokaku i te Mareve”

  • 3 years ago
Qyteti i gurtë i Gjirokastrës ishte në fokusin e emisionit ?Opinion? në Tv Klan, për të zbuluar anën ndryshe të këtij qyteti të magjishëm.

Sokaku i të Marëve ishte një nga ndalesat e gazetarit Blendi Fevziu. Kjo rrugë, që ndoshta ka emërtimin më të çuditshëm në botë, lidh dy nga shtëpitë më të rëndësishme në qytet, atë të shkrimtarit Ismail Kadare dhe ish-diktatorit Enver Hoxha.

Por përse quhet kështu?

?Thuhet se ka pasur dhe të marrë në këtë lagje, dhe ka pasur me të vërtetë?, shpjegon profesori gjirokastrit Odhise Çerkezi, i cili sqaron se gjatë stinës së Dimrit, ky sokak ka qenë i shtruar me zall dhe jo me gurë.

?Ujërat që vinin merrnin dhe gurët me vete dhe rrëzoheshin gurët dhe bëhej zhurmë që krijonte kakofoni. Ndërsa në Verë dhe kur ishte pa shi, kalonin të dehurit dhe duke ecur merrnin me vete gurë. Kishte dhe që rrëzoheshin. Por i dehuri sado që të rrëzohet nuk vritet. Merrnin me vete këto gurë dhe i ka mbetur sokaku i të marrëve?, thotë Çerkezi.

Në kohën e komunizmit, sokaku i të marëve quhej rruga e pionerëve, siç shpjegon dhe profesor Çerkezi, sepse pak më sipër ndodhej shtëpia e Enver Hoxhës.


#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended