Report Tv-Dhuna në protestën e PD-së, burg Florenc Hoxhës dhe 'Ujkut të Cërrikut'

  • 5 years ago
Ish-kreu i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha mbetet në burg. Gjykata e ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e tij pas protestës së dhunshme të opozitës të shtunën para kryeministrisë. Bashkë me të u dha masa e sigurisë në Gjykatën e Tiranës, edhe për 18 protestues të tjerë që u arrestuan pas protestës që degjeneroi në dhunë. Mes të arrestuarve ishin edhe dy gra ndaj të cilave u vendos masa detyrim paraqitje, ndërsa për protestues të tjerë u vendos edhe masa e arrestit në shtëpi.

Bashkë me Florenc Hoxhën arrest me burg u vendos edhe për Saimir Rexhepin, njohur si Ujku i Cërrikut. Në total, u vendosën 6 arreste me burg, 7 arrest shtëpie dhe 6 masa detyrim paraqitje.

Në seancë i mbrojti avokat Ivi Kaso, njëherësh përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, i cili tha se e gjitha ishte një proces politik.

"Florenc Hoxhën e arrestuan se mbështeti Bashën dhe s'ka asnjë provë qe ai ka prishur veprën e artit të shëmtuar dhe pa leje që Prokuroria e quan vepër artistike kërpudhën. Protestuesit s'kanë ushtruar dhunë por veprime simbolike kundër të keqes qe ju ka shkaktuar qeveria. Qeveria të arrestojë kriminelet që janë rrugëve me kobure e jo siç bën Drejtori i Policisë që shoqëron të kërkuarit u jep edhe kafe kur ata vendosin të vetëdorzohen", th Kaso.

Recommended