Ora News - PD denoncon Ardian Dvorani dënoi 15 vite burg shkodranët se rrëzuan bustin e Enver Hoxhes

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike akuzoi sërish sot gjyqtarin, Ardian Dvorani, si shërbëtor të kryeministrit Edi Rama dhe simbol të persekutorit politik të diktaturës në sistemin e ri të drejtësisë.

Nga selia e PD-së deputetja Izmira Ulqinaku, tha se më 13 Dhjetor 1990 me akuzën ?për akte terroriste kundër pushtetit popullor? Dvorani, kërkoi dënimin me 15 vjet burg të shkodranëve që rrëzuan bustin e Enver Hoxhës.

Më 13 Dhjetor 1990 me zellin e shërbëtorit ndaj Partisë, Ardian Dvorani, akuzoi qytetarët e pafajshëm shkodranë, që kërkonin demokraci, për ?akte terroriste kundër pushtetit popullor?. Ardian Dvorani, që sot ka kaluar vettingun dhe i shërben Edi Ramës më Gjykatën e Lartë, 28 vjet më parë kërkonte dënimin me 15 vjet burg për ?armiqtë e popullit?, për aktin heroik të hedhjes së bustit të diktatorit në Shkodër. Qytetarët që kanë vuajtur nga persekutimi i prokurorit politik të diktaturës, Ardian Dvorani, janë ende gjallë dhe janë dëshmi ulëritëse sesi Edi Rama po mban në sistem shërbëtorët e diktaturës më të egër në Europë. Ardian Dvorani është simbol i kalbjes së sistemit të drejtësisë në vend."

Ndërkohë ish kryeministri Berisha i dedikon një analizë konfirmimit në detyrë të Ardian Dvoranit

"Duke ndjekur farsen e procesit te dvoran-vetingut, te reformes unike ne bote, pra Orwelliane apo Sorosiane, qe ka shnderruar drejtesine ne dege te ekzekutivit te Norieges, konstatoj se Edi Rama e ka shnderruar kete proces ne nje instrument per te bere gjahun e shtrigave ndaj gjykatesve dhe prokuroreve me origjine nga veriu apo nga familje antikomuniste dhe te djathta!

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-denoncon-ardian-dvorani-denoi-15-vite-burg-shkodranet-se-rrezuan-bustin-e-enver-hoxhes

Recommended