Report TV -Dosja/ Kur në Teatrin 'Kosova' u zhvillua gjyqi i parë politik i Enver Hoxhës

  • 4 years ago
Një nga argumentet e përdorura për të mbrojtur Teatrin Kombëtar, që qeveria Berisha në 2007-ën e ka hequr nga lista e monumentit të trashëgimisë kulturore, është vlera tij historike si simboli i persekutimit komunist.

Në fakt atje u zhvilluan vetëm 2 gjyqe politike mes viteve 1945 dhe 1946, por megjithatë shumë të rëndësishme dhe dramatike dhe jo vetëm pse atje u zhvillua gjyqi i parë politik, por edhe për pasojat që shkaktoi. Atje mes të tjerave u dënua me vdekje edhe kunati i Enver Hoxhës, Bahri Omari.