Plehrat në Kosovë - (26 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Grumbujt e shumtë të plehrat në Prishtinë shqetësojnë jo vetëm banorët e Kosovës por edhe të huajt e shumtë që punojnë aty. Megjithatë deri tani askush s?ka bërë diçka për të përmirësuar situatën. Edhe pse momentalisht opinion Kosovar është shumë i interesuar për vendimet e ardhshme politike, normalizimi i jetesës, mbarimi i luftës dhe mbi të gjitha të jetuarit në demokraci, kanë sjellë edhe problemet të reja me të cilat kosovarëve u duhet të përballen për herë të parë.

Ky grumbull plehrash të shoqëron kudo në Kosovë. Të gjithë i shohin, të gjithëve nuk u pëlqen, por asnjë nuk vepron. Prishtina është pasqyra e Kosovës për botën dhe këto pamje nuk janë premtuese. Të gjesh personat e përgjeshëm në një situatë të tillë është shumë e vështirë.

Administrata civile në Kosovë shpenzon një shumë të caktuar duke paguar një staf njerëzish që merren me pastrim. Megjithatë rezultatet janë të pakta. Vetë gjenerali Rajnhard, ish numri 1 i forcave të KFOR-it, bashkë me kryeadministratorin Kushner dhe personalitete të tjera kanë marrë thesin në krah dhe kanë dalë një të shtunë të pastrojnë plehrat e Prishtinës, por popullata e Prishtinës nuk u duk shumë e interesuar për të.

UMNIK-u u mundua disa herë të organisoj aksione për pastrimin e plehrave por kjo ka zgjatur vetëm disa ditë edhe këtu interesimi ka qenë i pamjaftueshëm. Nga ana tjetër temperaturat vijnë gjithnjë e në rritje e shumë shpejt kosovarët mund të rrezikohen nga epidemi të ndryshme./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/