Sadako Ogata në Kosovë - (26 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Komisioneria e lartë e OKB për refugjatët, japonezja Sadako Ogata ka bërë thirrje sot në Prishtinë për siguri më të madhe në mbrojtjen e komuniteteve të pakicave në Kosovë siç janë serbët dhe romët. Përmirësimi i sigurisë është një nga masat për ndërtimin e besimit tha Ogata për të përgatitur udhëtimin e të dëbuarve nga Kosova.

Sipas Ogatës shpërthimet e fundit në qytetin verior të Mitrovicës, kanë treguar se sa delikate është situata e sigurisë në Kosovë. Unë nuk mund të them se KFOR nuk mund të them se KFOR nuk po bën të gjitha përpjekjet tha Ogata, por rezultati final është se njerëzit po largohen dhe disa herë arratisen nga Kosova.

Ogata theksoi se përfshirja e minoritetit në institucionet e reja demokratike të Kosovës, forcimi i lirisë së lëvizjes dhe organizimi i kthimit në Kosovë të njerëzve që janë larguar janë disa prej masave që do të ndërtonin besimin midis komuniteteve të ndryshme etnike. Ajo është e shqetësuar edhe për rindërtimin afatgjatë të Kosovës.

Agjensia e OKB-së ka marrë përsipër gjatë këtij viti realizimin e programeve emergjente afat shkurtra për strehimin e popullsisë. Prej mëse një jave Ogata ka nisur turneun e saj nëpër Ballkan për të vëzhguar situatën e kërcënuar nga shpërthimi i një lufte në Mal të Zi e cila do të provokonte shpërthimin e refugjatëve në Shqipëri etj./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame

Recommended