Vritet anëtari i PD në Vlorë - (15 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ky është Agim Hynsembelliu anëtar i Partisë Demokratike të Vlorës, i cili disa orë pas mitingut të djeshëm është gjendur i vrarë në afërsi të Llogarasë. Partia Demokratike e ka cilësuar sot vrasjen tërësisht politike duke akuzuar dirrekt njerëzit e pushtetit.

Sipas versionit të saj autorët e krimit të cilët kanë rrëmbyer Hysenbelliun udhëtonin në një Toyota jeshile pa targa. Drejtori i policisë së Vlorës Besnik Bregu, ka konfirmuar se trupi i tij është gjendur rreth orës 6 pasditë dhe sipas ekspertëve nuk kishte kaluar shumë kohë nga vrasja e tij.

Përsa i përket akuzave të PD për rrethanat e vrasjes Bregu tha se po të dinë diçka le të na ndihmojnë me dëshmitë e tyre. PD ka deklaruar sot se dje gjatë rrugës për në Vlorë është ushtruar dhunë dhe terror i paparë ndaj demokratëve. Sipas tyre në 35 postoblloqet e ngritura janë ndaluar me qindra demokratë që ndalonin drejt Vlorës, madje dhe është qëlluar me armë.

Ndërkohë drejtuesit e lartë të policisë kanë deklaruar për Tv Klan se çdo gjë ka kaluar pa incidente dhe policia nuk ka ushtruar dhunë ndaj askujt./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/