Konsullata Italiane në Vlorë - (9 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Konsullata Italiane në Vlorë zgjeron aktivitetin e saj. Përveç vizave konsullata do të kujdeset edhe për marrëdhëniet tregtare e kulturore të kësaj zone. Këtë e ka konfirmuar sot ambasadori Italian në Shqipëri Mario Bova, gjatë një konferencë për shtyp në qytetin bregdetar.

Sipas Bovas, qeveria italiane ka vendosur të ngrej nivelin e kësaj konsullate në të përgjithshme të klasit të parë. Me këtë rast ka premtuar ai do të shtohet edhe numri i vizave por edhe shpejtësia për dhënien e tyre. Autoritetet e larta italiane kanë konfirmuar edhe investimet e shtetit fqinj përtej detit për Vlorën.

Sipas tyre në veri të Vlorës do të ngrihet aeroporti ushtarak, investim ky që kap shifrën 1.5 miliard lireta. Në këtë zonë tha general Kantone në të ardhmen mund të ngrihet edhe aeroporti civil. Investimet italiane kanë qenë prezente në Vlorë në rehabilitimin e unazës në zgjerimin e portit, rehabilitimin e disa shkollave etj. Po sot janë mbledhur në Vlorë, investitorët Italian ata kanë vendosur të ngrenë edhe një zyrë në këtë qytet për të rritur kështu praninë e biznesit Italian në këtë zonë./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended