Pianistja italiane Marcella Kruderi - (22 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Pianistja e mirënjohur italiane Marcella Cruderi, ardhur në Shqipëri si presidente e shoqatës ?EPTA?, përshëndet publikun shqiptar me një koncert për piano. Me një biografi të pasur artistike, duke qenë docente në piano në konservatorin e Santa Cecilia në Romë, ajo vjen për herë të parë në Shqipëri.

Një program me sonata të shkurtra të autorëve të njohur si Bethoven, Shopen etj, të caktuara nga vetë pianistja për publikun shqiptar do të luhen në sallën e Akademisë së Arteve. Inisiatorët e ardhjes së pianistes në Shqipëri, shoqata ?EPTA? dhe Liceu Artistik ?Jordan Misja?, në një konferencë shtypi kanë folur për masterklasën që do të drejtoj zonja Cruderi.

Kjo masterklas s?është gjë tjetër veçse një seminar i zhvilluar në Lice me nxënësit e të gjitha shkollave shqiptare të muzikës. Zhvilluar në këtë mënyrë, pianistja e njohur do të ketë mundësi ti jap disa leksione për artistët e vegjël./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/