Serbi, opozita Vuk Drashkoviç - (25 Janar 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Opozita serbe akuzon europën sepse ajo po e mbështet regjimin e Millosheviçit. Sipas tyre ruajtja e sanksioneve që janë ndaj Beogradit e mbështet këtë regjim. Lëvizja e ripërtëritjes së serbëve Vuk Drashkoviç, grupimi kryesor i opozitës serbe, ka paralajmëruar sot se vendimi i BE për sanksionet ndaj Beogradit mbështet drejtpërdrejtë regjimin e presidentit Jugosllav, Millosheviç. Ministrat e Jashtëm të BE-së, të mbledhur dje në Bruksel nuk kanë vendosur ta rishohin regjimin e sanksioneve kundër Serbisë. Vetë Drashkoviç ka akuzuar Uashingtonin se mbështet Millosheviçin. Një tjetër grupim i madhë i opozitës serbe ajo e Zoran Gjingjiç, ka paraljmëruar perëndimin se regjimi i Millosheviçit është përfituesi kryesor i sanksioneve ndërkohë që populli është bërë viktima. /tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori

Recommended