Hapet pika doganore Hani i Hotit - (24 Shkurt 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Dogana e Hanit të Hotit që sot do të qëndroj e hapur për shqiptarët dhe malazëzët. E ka inaguruar hapjen e Hanit të Hotit vetë zëvendës ministri i Brndshëm malazesë Vuk Boshkoviç, i cili nënshkroi në Shkodër me homologun e tij shqiptar Bajram Yzeiri marrëveshjen mes dy qeverive për hapjen e kalimit kufitar në Hanin e Hotit.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së hapjes së doganës, zëvendësministri ynë i rendit Bajram Yzeiri e konsideroi këtë si një hap të rëndësishëm për komunikimin e njërëzve mes dy vendeve tona, duke shtuar se së shpejti pritet të hapen dhe pikat e Murriqanit dhe të Vermoshit.

Ndërsa ministri i Brendshëm malazesë Boshkoviç tha se marrëveshja e sotme tregon se marrëdhëniet mes dy vendeve tona po vijnë gjithnjë duke u forcuar. Hapja e pikës doganore të Hanit të Hotit konsiderohet edhe si një hap për frenimin e kalimit të paligjshëm të shtetasve apo mallrave të ndryshëm nga njëra anë e kufirit në tjetrin./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj
Recommended