Dënohet banda e Kateshit - (15 Shkurt 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

3 burgime të përjetshme dhe 69 vjet burg për bandën e Elbasanit, Tan Kateshi. Kanë shkelur për herë të fundit në Gjykatën e Faktit, në Durrës të shoqëruar nga shumë policë. I njohuri Dritan Kateshi me dy shokët e tij Taulant Balliu dhe Gjergji Dedja, të akuzuar nga prokurori elbasanas për krime të rënda. Gjyqtari Fejzo Hysi pas një maratonë të gjatë procesi gjyqësor ka lexuar sot vendimin përfundimtar për të akuzuarit e Elbasanit. Sipas Hysit, të akuzuarit Dritan Kateshi, Taulant Balliu dhe Gjergji Dedja, të vetmit present në bankën e të akuzuarve dhe Kastriot Dervishi, Arben Topi, Spartak Caushi dhe Ndriçim Sadushi, në marsin e vitit ?97 krijuan një bandë pasi u armatosën në depot ushtarake. Krimet e rreshtuar nga prokurori elbasanas, për të pandehurit e mësipërm filloi me krim dhe pjesmarrje në bandë. Kryerjen e krimeve si vrasje me paramendim, tentav për vrasje me paramendim, grabitje, vjedhje si dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas gjyqtarit Fejzo të gjitha faktet e dorëzuar nga prokurori Dinasi dhe dëshmimtar vërteton autorësinë e Kateshit dhe shokëve të tij në këto krime të rënda. Si përfundim gjyqtari Fejzo si dënim përfundimtar ndaj të pandehurit Dritan Kateshi i njohur edhe si lideri i bandës vendosi:

Gjyqtari Fejzo Hysi:- "Deklarim fajtor të të pandehurit Dritan Kateshi, për veprën penale vrasje me paramendim të shtetasit Erjon Deraj, parashikuar nga neni 78/334 të kodit penal, dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm. Deklarimi fajtor të të pandehurit Dritan Kateshi për veprën penale të vrasjes me paramendim të shtetasit Gëzim Myftari dhe vrasje e mbetur në tentative të pjestarëve të familjes Kuçi, parashikuar nga neni 78/334 të kodit penal, në dënimin e tij më burgim të përjetshëm. Përfundimisht në bashkim të dënimeve, neni 55 të kodit penal e dënon të pandëhurin Dritan Kateshi me burgim të përjetshëm?.

Burgim të përjetshëm gjyqtari Hysi ka vendosur edhe për të pandehurit e tjerë Taulant Balliu e Ndriçim Sadushi, ndërsa Gjergji Dedja dënohet 20 vjet burg., Kastriot Dervishi 18 vjet burg, Arben Topi 15 vjet burg dhe Spartak Caushi 16 vjet burg. Dënimi për të gjithë të pandehurit do të kryet në burgun e sigurisë së lartë. Brenda 10 ditësh Kateshi me shokë do ta apeloj dënimin e sotëm. Po nën masa të forta sigurie makina të shumta policie dhe sirena, Tan Kateshi dhe dy shokët e tij Balliu dhe Dedja janë përcjell për në burgun e Elbasanit, tashmë me dënimin e gjykatës./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj