Policia kontrolle në rrugë - (18 Shkurt 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Sërisht trafikantët e lëndëve narkotike në duart e policisë shqiptare. Në saj të bashkëpunimit të repartit Shqiponja me zyrën rajonale të luftës kundër drogës, dje rreth orës 15 në sheshin ?Nënë Tereza? u ushtrua një kontroll i imët ndaj një automjeti BMW me ngjyrë të zezë, ku u kapën me një sasi kokaine të paketuar në dy qese të vogla, dy shtetas shqiptarë me banim në Tiranë. Një 25 vjeçar dhe një 17 vjeçare, të cilët pas verifikimit dhe dokumentimit të sasisë së narkotikëve rreth orës 22 u arrestuan. Nuk është hera e parë që uniformat blu arrestojnë persona të cilët mbajnë me vete sasi të vogla lëndësh narkotike.

Sipas specialistëve të antidrogës kemi të bëjmë me një strategjit të re të shpërndarjes së helmit të bardhë që narkotrafikantët kanë hartuar për ti shpëtur vëzhgimit dhe arrestimit të tyre nga policia./tvklan.al

Recommended