Fusha e plehrave Sharrë - (23 Shkurt 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Që prej 10 vjetësh fusha e Sharrës në Tiranë është depozita kryesore e mbledhjes së plehrave. Vitet e fundit kjo zonë është bërë problem për banorët që jetojnë këtu rrotull. 30 familje që prej 6 ditësh nuk mund të qarkullojnë sepse rruga kryesore e fshatit është bllokuar nga plehrat. Sot këta banorë kanë bllokuar të gjitha makinat që shkarkojnë plehrat e Tiranës në këtë fushë. Arsyeja vendi i derdhjes së plehrave është i tej mbushur.

Por nënkryetari i bashkisë së Tiranës Ramiz Balla shprehet.

Ramiz Balla:- ?Ne kërkojmë edhe mirëkuptimi e qytetarëve që janë të ligjshëm në atë zonë, se ka dhe qytetarë që ankohen me pa të drejtë, pasi nuk kanë shkuar plehrat tek këta qytetarë por kanë shkuar qytetarët tek plehrat, duke zaptuar trojet?.

Por për banorët sikur të mos mjaftonte ndotja dhe problemi i përhapjes së epidemive tani duhej të bllokohej dhe rruga./tvklan.al