Ferma e plehrave te Korces qe rrit derra (16 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Plehrat e Korçës kanë shërbyer për mbarështimin e derrave. Historia nisi me 5 deri në 6 gica që kullosnin këtu. Meqë ushqimi ishte i bollshëm dhe llucë për t'u zhgërryer sa të duash, tufa u dhjetë fishua. Tani këtu ngopet një kope me plot 50 derra. Përgjegjësi i Shërbimit Veterinar pranë Bashkisë, Stefan Braka thotë se mishi i tyre mund të sëmirë blerësit.
Këtu duket se rri dhe "bariu" i derrave të Korçës i cili nuk di ku të futet nga frika e ndonjë gjobe. Ndërsa përgjegjësi Braka nga ana tjetër kërkon bashkëpunimin e të gjitha hallkave që paguhen për kujdesin e shëndetit të qytetarëve.
"Ne nuk kemi kundështime ndaj tufës së derrave, por duhet të mbahen dhe të rriten në kushte që nuk përmbajnë rrezik për përhapjen e sëmundjeve infektive në njerëzit."
Ndërsa derr rritësi vazhdon të shtojë tufën e tij dhe të therë hera-herës ndonjë gic. Nëse kjo fermë plehrash nuk zhduket, ka mundësi që plehrat t'u kthehen korçarëve në pjatë. Ose siç thuhet "atë që bën në det, t'a sjell kripa në gjellë."/tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended