RTV Ora - Vrasja e Ravik Gurrës, edhe avokatët e Korçës bojkotojnë 3 ditë shërbimet

  • 5 years ago
#rtvora

Pas Elbasanit edhe avokatët e Korçës dolën në protestë dhe vendosën bojkotin e proceseve gjyqësore në shenjë protestë për vrasjen e avokatit Ravik Gura. Ata do të bojkotojnë proceset gjyqësore të Shkallës së Parë dhe në Apel për tri ditë me radhë.

Dhoma e Avokatisë Korçë vendosi të bojkotojnë për tre ditë të gjitha proceset gjyqësore, në shenjë protestë për vrasjen e avokatit Ravik Gurra në qendër të Elbasanit.

Avokatët e Korçës i janë bashkuar vendimit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë në këtë protestë të nisur nga dhoma e Avokatisë në Elbasan.

"I bëjmë thirrje organeve të zbardhin ngjarjen. Jemi në mbështetje të kolegëve të Elbasanit. Protesta jonë do të vazhdoje tre ditë. Jemi të rrezikuar, pasi po sulmohet institucioni i avokatit. Në Shqipëri është avokati i dytë që vritet. Nëse nuk zbardhet ngjarja do të marrim masa të tjera", tha kreu i Dhomës së Avokatisë në Korçë.

Duke e cilësuar ngjarjen një krim të rëndë e duke theksuar se ata vazhdimisht ndihen të rrezikuar, avokatët kërkojnë nga drejtësia gjetjen sa më parë të autorëve të vrasjes së kolegut Gurra.

Në të kundërt paralajmërojnë edhe përshkallëzimin e protestës së tyre.

Por edhe pse në protestë avokatët e Korçës ndoqën rrugën ligjore duke kërkuar shtyrjen e gjyqeve pranë Gjykatës së Korcës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vrasja-e-ravik-gurres-edhe-avokatet-e-korces-bojkotojne-3-dite-sherbimet

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended