Report TV - Ekzekutimi i Gurrës/ Avokatët bojkot në të gjithë vendin, shtyhen 86 gjyqe

  • 5 years ago
Avokatët në të gjitha gjykatat në vend kanë bojkotuar të gjitha seancat gjyqësore (me përjashtim të atyre për masë sigurie, pasi janë me afate) në shenjë proteste pas vrasjes së avokatit të njohur në Elbasan Ravik Gurra ditën e premte të javës së kaluar. Report Tv sjell pamjet teksa avokatët në Lushnje dhe Berat pasi kanë bojkotuar proceset kanë varur jashtë godinës në pjesën e kangjellave uniformat në shenjë proteste.

Bojkoti do të vijojë nesër dhe pasnesër. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se vetëm ditën e sotme në të gjithë vendin janë shtyrë 86 seanca të planifikuara. Ndërkohë që në Elbasan bojkoti ka filluar që ditën e hënë, në Korçë dhe Fier nisi që dje për të vijuar deri të premten.

Avokati Ravik Gurra u ekzekutua me plumb në kokë në një kafe në qendër të qytetit të Elbasanit nga persona ende të paidentifikuar. Ai ishte avokati i fisit Çapja, por edhe shumë dosjeve të tjerë penale dhe civile.

Recommended