Kosovë, Nato shton trupat ushtarake - (24 Shkurt 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Nato kërkon shtim të trupave në Kosovë dhe shumëkush këtë e lidh me gjendjen e acaruar në Mitrovicë dhe tensionet atje. Por duket se pulsi i vërtetë i tensioneve është zhvendosur nga qyteti i ndarë në tre komunat shqiptare të Preshevës, Bujanovcit, Medvegjës në Kosovën Lindore, të cilat janë ende nën Serbinë.

Fakti që ushtria Maqedonase është në gadishmëri lufte me Serbinë, që Klark ka paralajmëruar direkt Millosheviçin që mos të provokojë asnjë incident dhe kërkon nga ana tjetër rritje të forcës ushtarake në Kosovë.

Mësohet se në Preshevë, Bujanovc, Medvegjë tensionet etnike janë rritur së tepërmi dhe burime të Natos bëjnë të ditur se është rritur prania ushtarake serbe dhe tensionet në këto komuna. Por burimet Jugosllave i përgënjeshtronjnë informacionet e Natos. Ndërkohë mësohet se kontigjenti i Natos në Kosovë aktualisht është në 30 mijë persona, të cilët janë të përqëndruar për situatën e Mitroicës. Pra nga atmosfera në Kosovë dhe qarqet diplomatike të saj një gjë kuptohet qartë, rreziku i vërtetë për destabilizimin tani është Presheva Bujanovci, Medvegja./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori

Recommended