Kosovë mbrrijnë policët amerikanë - (26 Shkurt 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Më në fund Kosovës i mbrriti kontigjenti i parë me policë amerikanë, në ndihmë të policisë së OKB-së. 38 policët e parë amerikan mbrritën në mesditë në krahinë dhe disa orë më vonë mbrijnë edhe 26 policë të tjerë. Pra më në fund thirrjes së Bernard Kushnerit për policë të OKB-së, komuniteti ndërkombëtar i është përgjigjur PO.

Premtimet amerikane flasin për 800 policë të tjerë në Kosovë. Ndërkohë që dhe Gjermania me anë të ministrit të Brendshëm të saj Oto Shili ka premtuar për 420 policë të saj.

Pas ngjarjes së Mitrovicës opinion ndërkombëtar është kujtuar që Kosova ka nevojë për më shumë forca policore. Megjithëse kontigjenti i parë është vetëm me 60 policë./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori