Kosovë, Nato për Mitrovicën - (18 Shkurt 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Nato reagon ndaj ndarjes se qytetit te Mitrovices. Komandanti suprem i forcave aleate në europë, gjenerali Uesli Klark pohoi se, Nato do te marre masat e nevojshme per te shmangur ndarjen e Mitrovices. Gjenerali Klark deklaroi në Nju Jork se aleanca parashikon të dërgoj trupa dhe të rris mjetet e OKB-së për të shmangur kthimin e serbëve dhe për të siguruar krijimin e një shoqërie shumë etnike në këtë qytet.

Policia e OKB-se ka bërë të ditur faktin, se ka frikë mos qyteti i Mitrovicës pas incidenteve vrastare te javëve të kaluara, kthehet ne nje vater lufte mes komuniteteve shqiptare dhe serbe. Klark nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme lidhur me forcat dhe mjetet e OKB-së dhe masat e Natos për tu siguruar që nuk do të ketë ndarje të Mitrovicës. Por sipas burimeve të Natos ky aksion mund të vihet në zbatim që pas disa ditësh./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori