Kosovë hetimi për Hashim Thaçin - (16 Prill 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Policia e OKB-së po heton rreth Hashim Thaçit. Është ky shkrimi që do të botohet nesër në gazetën gjermane ?Der Spigel?. Gazeta vë në dukje se ka djeni për dokumente që dëshmojnë për një hetim të tillë të kryer nga policia e OKB-së.

Një nga të dyshimtit kryesorë është një i afërm i Hashim Thaçit thotë gazeta. Ai dyshohet për vrasje, viktimat e tij janë serb, shqiptar që dyshohet se kanë bashkëpunuar me serb ose konkurent politik të UÇK-së shkruante ?Der Spigel?.

Policia e OKB-së po heton që prej një kohe të gjatë në rrethin personal të shefit të UÇK-së shkruan gazeta, e cila përmendëte në këtë rast vjedhjen e apartamentit të njërit prej hetuesve në Prishtinë dhe kërcënimet me vdekje që ishin bërë në adresë të një dëshmimtari që kishte dëgjuar nga hetuesit./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori
Recommended