Salla në ovacione për Thaçin: 'Vetëm mbi trupin tim mund të preket ndonjë milimetër i Kosovës'

  • 5 years ago
Hashim Thaçi - President i Kosovës:  Përulemi para jush për kontributin tuaj. Sot kombi shqiptar ka nevojë që vetëm të fuqizohet ky rol i Shqipërisë në angazhimet euroatlantike, të fuqizohen reformat dhe të lëvizë sa më shpejt drejt të ardhmes evropiane. Kombit i duhet një Shqipëri e fortë, stabile,, dhe që shikon përpara, në asnjë rrethanë që shikon pas. Këtu duan edhe miqtë tanë, edhe SHBA, edhe BE, edhe NATO. Shpreh mirënjohje për rolin e Ali Ahmetit për marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë, që i hap rrugë Maqedonisë të jetë pjesë e NATO-s. Kosova sapo shënoi 11 vjet pavarësi, me 116 njohje ndërkombëtare, të gjithë kemi pritur që do të lëvizim më shpejt dhe më mirë. Nuk kemi miq vetëm partnerë, por edhe kundërshtarë të pavarësisë që e ngadalësojnë procesin e integrimit. Kosova ka bërë reforma të jashtëzakonshme, prandaj ky progres është kontribut edhe i juaji.

Edhe ju jeni të interesuar të dëgjoni, tani Kosova është në rrugë të sigurtë të perspektivës euroatlantike, më në fund themeluam ushtrinë e Kosovës. Do jetë ushtri e paqes, dhe do të lëvizë shpejt drejt anëtarësimit në NATO. Edhe për këtë kemi pasur kundërshti, por jemi të bekuar si komb, që kemi mbështetjen unike të SHBA, mirënjohje.

Marrëveshja Kosovë Serbi do të garantojnë njohjen reciproke

E dimë se çka bërë Serbia në Kosovë

Nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë organizimin e ndonjë konferencë ndërkombëtare ku merr pjesë edhe Rusia, do duhet ta udhëheqë vetëm Be atë proces dhe është mbështetja e SHBA. me asnjë cmim nuk do të lejojmë as me qarkulluar më tutje si ide, ndonjë union ballkanik, është cënim i kombit tonë, është rikthim prapa për kombin tonë. Unioni jonë, është i BE, NATO dhe miqësia e përjtshme me SHBA. Edhe propozuesit, i kam këshilluar të heqin derë, është mirë të heqin dorë. Kërkohet edhe nga ju zgjim që t'i ndërprisni këto ide.

Shkëmbimi i territoreve: Kurrë nuk do të ndodhë (duartrokitet). Shkëmbimi i territoreve është pazar dhe askënd nuk do të lejojmë të bëjë pazar me kauzën. Pa shkelur mbi trupin tim nuk do ta cënojë askush territorin e Kosovës, asnjë pjesë të territorit. Për ndarje të Kosovës, dhe ata që flasin sot, janë ata që kanë ndihmuar Milloshevicin, të cilët i kam dëbuar nga Kosova.

Korrigjimi i kufijve: PO. sepse nuk ka njeri në botë që ma mohon angazhimin tim, për bashkëngjitjen me territorin e Kosovës pa u cënuar territori.

Jemi në një konflikt të ngrirë që duhet ta tejkalojmë.

Recommended