Lume akuzash per policet amerikane

  • 4 years ago
Familja e afro amerikanit Eric Garner tani do të ketë një proces gjyqësor për vdekjen e djalit, por në një film dokumentar. Eric Garner humbi jetën në vitin 2014 pasi një oficer, Daniel Pantaleo, e mbyti atë teksa i vuri në qafë gjurin, vrasje kjo shumë e ngjashme me atë të George Floyd që u vra një muaj më parë.

Garner u kap duke shitur cigare kontrabande në rrugë dhe u pikas nga forcat e policisë të cilët ushtruan edhe dhunë mbi të. Fjalët e fundit para vdekjes së Eric ishin ?nuk mund të marr frymë?, që u bënë një parrullë e fuqishme për lëvizjen Black Lives Matter, në protestat kundër dhunës policore ndaj njerëzve me ngjyrë.

Pas vdekjes një juri vendosi që të mos i jepte akuza policit që e mbyti Garner, por thjesht u mjaftua duke e pezulluar nga puna. Gruaja e Eric Garner, e cila ishte edhe dëshmitare në vendin e ngjarjes, ka bërë të ditur se ky film dokumentar do të shpërndahet gjerësisht në media sociale si një mënyrë për t?i dhënë fund racizmit.

Familjarët shpresojnë që ky film do t?iu japë gjithashtu një shtysë edhe prokurorëve të riekzaminojnë ngjarjen për të dhënë drejtësi dhe të ndihmojë që të mbyllë plagët e të kaluarës. ?Historia e Eric Garner? përmban edhe intervista me aktivistë dhe aktivistë nga lëvizja Black Live Matters.

Klan Plus
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended