Sport, Basketboll, Volejboll - (27 Shkurt 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kanë filluar dhe takimet për fazën e dytë të kampionatit kombëtar të Basketbollit. Këto pamje i përkasin takimeve të zhvilluara në Elbasan, ku janë vënë përball njëra-tjetrës Elbasani dhe Studenti. Për femrat Studenti i udhqëhequr nga Hyka ka epërsi ndaj vendasve të drejtuar nga Elira Xhyra, duke fituar krejt takimin me rezultatin 83-61. Flamurtari ka fituar ndaj Tiranës kampione 67-41 dhe Skëndrbeu ndaj Partizanit 54-39. Vazhdon të udhëheq për femra ekipi i Skënderbeut me 21 pikë. Flamurtari 19, Studenti 18.

Për meshkuj Arben Xhyra dhe Artan Xhufka. E kanë udhëhequr Elbasanin në fitoren ndaj Studentit me rezultatin e ngushtë 85-83. Partizani ka bërë një rezistencë të fortë ekipit të Vllaznisë në Shkodër. Krejt takimi është fituar nga ekipi Shkodran 91-74. Dinamo ka fituar ndaj Tiranës 70-50. Vazhdojnë të udhëheqin renditjen Vllaznia dhe Dinamo me nga 20 pikë të ndjekur nga Studenti 18.

Të gjitha takimet për javën e 12 të kampiontit kombëtar të Volejbollit si për meshkuj dhe për femra kanë dhënë të njëjtin përfundim, 3 me 0. Për meshkuj Teuta ka fituar ndaj Skënderbeut, Dinamo ndaj Tiranës dhe Studenti ndaj Erzenit.

Për femra Studenti ka fituar ndaj Tiranës, Teuta ndaj Lushnjes dhe Dinamo ndaj Partizanit. Për femra vazhdon të udhëheq ekipi i Studentit, i ndjekur nga Teuta dhe më pas Lushnja./tvklan.al