Kultura, ekspozitë, libri i Bërdëllimës - (5 Shkurt 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Mjeshtrat e penelit shqiptarë të mbledhur sëbashku kanë përuruar edhe ekspozitën e tyre të parë në galerinë T&G, duke quajtur ?Dritë 2000?. 40 punime të mjeshtrave të njohur si Kodra, Jonuzi, Çene, Dedej etj, kanë paraqitur punët e tyre kryesisht në vaj. Tematika pejsazh ka paraqitur një interes të madh për artin viziv. Penelët e mjeshtrave të njohur të pkturës shqiptare kanë sjell pamje të trevave tona. Këto piktura të ekspozuara presin që së shpejti të dalin edhe jashtë kufijve shqiptar. Kështu njëri nga mjeshtrit piktori Jonuzi është ftuar javën që vjen në Firence, për të paraqitur pikturat e pejsazhit të bregdetit të Vlorës, në tablo vaj dhe akuareli.

Në ambjentet e konfederatës së sindikatave të shqipërisë është prezantuar sot libri i Flamur Bërdëllimës, ?Tri pyetje babait te varri?. Libri i formuluar në rradhët e tregimeve publicitike, paraqet një realitet të drejtpërdrejt të jetës shqiptare. Autori përmbledh në një tablo të gjerë rreth 70 portrete njerëzish, duke na prezantuar kështu një histori sociale. Ky është libri i parë i autorit që sipas kritikës së sotme është cilësuar risi e publicistikës. Libri është shkruar në një periudh të shkurtër për rreth 6 muaj dhe në prezantimin e sotëm të tij kanë marrë pjesë miq, të ftuar dhe kritikë të letërsisë sonë./tvklan.al