Promovohet libri i ri i Profesor Aleks Buda , "Shkrime historike 4" (25 Shtator 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Sot në Akademinë e Shkencave është promovuar libri i ri i Profesor Aleks Buda "Shkrime historike 4". Fjalën e hapjes e mbajti drejtoresha e Institutit të Historisë, Ana Lalaj. Ajo e cilësoi Profesor Aleks Budën si njohës të thellë të historisë shqiptare. Në librat e tij të mëparshëm janë trajtuar tema si : Kush janë shqiptarët, ku qëndrojnë rrënjët e identitetit tonë si dhe mjaft tema të tjera të rëndësishme.
Ndërsa akademiku, Profesor Kristaq Prifti theksoi se Aleks Buda ka hedhur hipoteza të thella në shkencën albanologjike në përgjithësi dhe në atë historike në veçanti. Libri i ri shmanget luftëra të Shqipërisë për liri dhe pavarësi dhe hedh më shumë dritë në historinë ekonomike, sociale dhe kulturore të Shqipërisë./tvklan.al

Gazetare: Fjodora Fjora

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/