Promovohet per te dyten here libri "Porosia e madhe" e akademikut Rexhep Qosja (21 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Në kuadrin e veprimtarive me rastin e 100-vjetorit të vdekjes së poetit kombëtar Naim Frashëri, në Akademinë e Shkencave të Tiranës, është bërë paraqitja e botimit të librit "Porosia e madhe" nga Profesor Rexhep Qosja. Kjo është paraqitja e dytë që i bëhet këtij libri në ribotimin e tij, por kësaj here me prezencën e vetë autorit i cili nuk ka mundur të jetë i pranishëm në promovimin e librit disa vite më parë.
Ky libër është cilësuar nga persoalitete të ndryshëm që ishin të pranishëm si studimi më i gjërë dhe monografia më analitike për shkrimtarin e madh Naim Frashëri. Libri i Profesor Qosja, për poetin tonë kombëtar, bën pjesë në një projekt ambicioz të autorit që do të përfshijë botimin e disa librave me studimin e të gjithë historisë së letërsisë shqiptare të të gjitha periodave. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm dhe Presidenti i Republikës, Rexhep Mejdani./tvklan.al

Gazetare: Fjodora Fjora

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended