Ora News - Promovohet libri i mjeshtrit të etnomuzikologjisë, Haxhi Dalipi

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Është promovuar në Akademinë e Arteve, libri i mjeshtrit të etnomuzikologjisë shqiptare, Haxhi Dalipi, ?Duke përjetuar këngën labe?.

Ky libër, u është kushtuar poetëve, këngëtarëve, valltarëve dhe instrumentistëve të Labërisë. Prezantimi i kësaj vlere të trashëgimisë kulturore, bëri bashkë personalitete të artit, muzikës, politikës e medias. Akademiku Vasil Tole sjell në mënyrë të përmbledhur atë se çfarë përfaqëson ky botim.

Tole: Ky libër është botimi i parë që zbulon mendimin teorit, atë të shkruar të Haxhi Dalipit, personaliteti i të cilit ngërthente muziktarin në vegël, dirigjentin, kompozitorin.

Vetëm një mjeshtër si Haxhi Dalipi mund të shkrinte në një të vetme Poezinë, tekstin dhe muzikën, ishin fjalët e studiuesit Ramazan Bogdani.

Djali i mjeshtrit, Aldrin Dalipi solli në vëmendje amanetin për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve.

Dalipi: Për të, Ansambli ishte një amanet, amanet i Ramadan Sokolit, Çesk Zadesë e shumë e shumë mjeshtra të muzikës shqiptare.

Grupi i këngëtarëve të Ansamblit performoi një prej punimeve më të shquara të Haxhi Dalipit, ?Vajza e Valëve?.
#oranews #haxhidalipi #liber #promovim

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/promovohet-libri-i-mjeshtrit-te-etnomuzikologjise-haxhi-dalipi

Recommended