RTV Ora - I jepet lamtumira mjeshtrit të fundit të Ahengut shkodran
  • 5 years ago
#rtvora

Shkodra i dha lamtumirën e fundit, Shyqyri Alushit, mjeshtrit të fundit të Ahengut. Miq e kolegë shprehen keqardhje dhe ishin kritikë për kujdesin e munguar të shtetit për artistët.

Mjeshtri i fundit i ahengut Shkodran u përcoll me homazhe në teatrin "Migjeni", ku interpretoi para publikut për vite me radhë.

Kolegë, familjare dhe miq, u përkulën përpara trupit të pajetë të Shyqyri Alushit që ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare.

"Kur vdes bilbili, kënga në pyll e ka pak zor me e marrë veten".

Për shumë prej tyre vendin e fjalëve e kanë zënë lotët, megjithatë kujtimet me Shyqyri Alushin i kanë të shumta.

Ndjejnë keqardhje që shteti po i vlerëson përherë e më pak këto artista të medhenj, që dhanë shumë nga vetja.

"Vetëm për një gjë më vjen keq se nuk i ka rënë askujt në mend për këta artista si shumë e shumë të tjerë".

Bujar Qamili: Ai i dha shumë këtij qyteti por nuk mori shumë me vete sepse meritonte më shumë.

Kujtim Alia: Kemi modele më shumë se të mira për t'ju servirur të vegjëlve që i janë futur fushës së këngës.

?Artisti i Merituar? dhe njëherësh krenaria e qytetit të Shkodrës, Shyqyri Alushi, la pas një trashëgimi të pasur muzikore ndërsa do të mbahet mend për origjinalitetin e të kënduarit dhe muzikën e pastër qytetare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/i-jepet-lamtumira-shyqyri-alushit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended