Ora News - Sot jepet lamtumira e fundit për 10 anëtarë të dy familjeve në Thumanë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews #termeti26nentor

Dhjetë anëtarë të dy familjeve në Thumanë, Cara dhe Gregu sot përcillen në banesën e fundit.

Në familjen Cara si pasojë e tërmetit humbën jetën 7 persona. Ditën e sotme do ti jepet lamtumira e fundit në Thumanë 6 prej tyre, ndërsa nusja e njërit prej viktimave do të prehet pranë familjes së saj në Korçë.

Ditën e tërmetit, Hasan Cara kishte ditëlindjen, ndërsa Almir Cara në shtator të vitit të ardhshëm pritet të bënte damsën me të fejuarën e tij, trupi i të cilës u dërgua në Korçë.

Qindra qytetarë i janë bashkuar ceremonive për dy familjet që zhvillohen pranë çadra të ngritur në këtë zonë.

Gazetarja e Ora News, Anxhela Celibashi raporton se në ceremonitë mortore ka të pranishëm infermierë për ndihmë të çdo të afërmi që e ka të vështirë të përballojë dhimbjen.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/sot-jepet-lamtumira-e-fundit-10-anetare-te-dy-familjeve-ne-thumane


Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended